MENU
klinika

Sot do të duhet ta falënderojmë!

Kush është gruaja që shpiku dezinfektantin?

25.03.2020 - 11:01

Dizinfektanti i duarve është një e mirë e domosdoshme këto kohë që koronavirusi është mes nesh. Gjithsesi, ndonëse po e përdorim pa masë, ende nuk njohim personin që e ka shpikur.

Lupe Hernandez, 46 vite më parë, zbuloi dizinfektantin e duarve, një produkt që ne sot po e përdorim në masë për t’u mbrojtur nga Covid-19, por edhe nga bakteret e tjera.

Studentja latine e infermierisë kishte krijuar idenë e krijimit të dezinfektantit të duarve pasi kuptoi që alkooli në formë xheli, mund të shërbente për të pastruar duart, kur personi nuk kishte qasje në ujë dhe sapun.

Në vitin 2012, The Guardian i ka kushtuar një artikull vajzës së re që shpiku produktin kaq të kërkuar sot, mirëpo që atëherë emri i saj qëndroi në hije. Gjithsesi, sot që produktin e shpikur prej saj e kemi të domosdoshëm për ta përdorur, ka ardhur dhe dita që t’i themi faleminderit.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure