MENU
klinika

NBA

Lakers mposhten pas 7 fitoreve radhazi

01.03.2020 - 13:53

Los Angeles Lakers kthehen me këmbë në tokë. Kryesuesit e Konferencës së Perëndimit në NBA janë mposhtur pas 7 fitoreve radhazi, duke u thyer nga Memphis Grizzlies, që i ka dhënë fund serisë prej 5 humbjesh radhazi, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 105-88.

Lakers, që regjistruan kështu humbjen e 13 sezonale. Në “FedEx Forum” të Memphisit, vendasit patën kontrollin e lojës në tre fraksionet e para të lojës, të udhëhequr edhe nga një ndeshje mjaft e mirë e basketbollistit amerikan Morant, që shënoi 27 pikë, rikuperoi 6 topa dhe dha 14 asiste.

Lakers u zgjuan vetëm në fraksionin e fundit, por fitorja me 3 pikë diferencë nuk ndikoi aspak në rezultatin final, ndërsa në këtë takim mbetën në hije yjet e skuadrës kaliforniane si LeBron James dhe Anthony Davis.

Houston Rockets vijon ngritjen në renditje, pasi në transfertën ndaj Boston Celtics mori fitoren e 6 radhazi, ndonëse vuajti jo pak dhe për të dalë triumfuese iu desh të luante edhe kohën shtesë, duke qenë se koha e rregullt u mbyll në barazim.

Vendasit e udhëhequr nga Tatum dhe Smart patën kontrollin e lojës në gjysmën e parë të saj dhe krijuan një epërsi të konsiderueshme, por pësuan një “black out” total në fraksionin e tretë, ku edhe humbën avantazhin, ndërsa zgjimi në fund nuk i çoi më shumë se barazimi.

Nga ana tjetër, Rockets, të udhëhequra nga Westbrook, që shënoi 41 pikë, dha 5 asiste dhe rikuperoi 8 topa, arritën të fitojnë me vetëm një pikë diferencë kohën shtesë dhe gjithë takimin me rezultatin 110-111.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN