MENU
klinika

Ylli i NBA kërcënon hapur

Lakers mposhtin Bucks, James: Nuk luaj pa tifozë!

07.03.2020 - 12:41

NBA ka dhuruar një natë magjike, teksa dy kryesueset e Konferencave kanë përplasur “brirët”, ku Los Angeles Lakers ka mposhtur në shtëpi Milwaukee Bucks me rezultatin 113-103.

LeBron James ka bërë diferencën me 37 pikë për ballë Giannis Antetokounmpo të Bucks, që gjithsesi, realizoi 32 pikë e 11 rebound. Një fitore prestigji për kalifornianët, por pas ndeshjes James ka kërcënuar hapur organizatorët e NBA nëse mbyllen stadiumet për shkak të Koronavirusit.

“Të luajmë ndeshjet pa praninë e tifozëve? Jo, e pamundur. Unë nuk kam për të luajtur në këtë mënyrë. Unë luaj për tifozët që janë të pranishëm në arenë dhe nëse ata nuk janë… Loja është për këtë, të luash për shokët e skuadrës dhe fansat e tu. Nëse shkoj në një arenë dhe nuk ka tifozë, unë nuk do të luaj. Të bëjnë çfarë të duan”, – u shpreh James.