MENU
klinika

Premier League, Java 29

Liverpool rikthehet te fitorja me përmbysje

07.03.2020 - 15:25

Pas dy humbjeve radhazi, në kampionat dhe në kupë, Liverpool është rikthyer te fitorja, duke përmbysur shifrat në 2-1 në ndeshjen në shtëpi ndaj Bournemouth. Një sukses që thellon akoma më shumë diferëncën në krye të Premier League.

Në fakt, sërish ndeshja për të kuqtë nisi duke pësuar gol. Ëilson në minutën e nëntë befasoi vendasit. Megjithatë, Salah në 25’ dhe Mane në 33’ përmbysën gjithcka që në pjesën e parë.

Pjesa e dytë nuk kishte më gola, por gjithsesi ritmi ishte i lartë. Ndeshja ishte e hapur deri në fund, por Liverpool arrin të mbrojë avantazhin. Tani të kuqve u duhet të përmbysin humbjen 1-0 në Champions ndaj Atletico Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sezonet ku u vendosen rekorde

Pesë titujt historikë në Premier League