MENU
klinika

Humbjet nga Covid-19

Lojtarët e Barcelonës nuk pranojnë ulje rroge

25.03.2020 - 13:57

Ndalesa për shkak të koronavirusit ka bërë që Barcelona dhe të gjithë klubet e La Ligas të nisin të mendojnë se si do të përballojnë humbjet e mëdha financiare. Katalanasit raportohet se kanë zhvilluar kontakte me lojtarët për të negociuar me ta për një ulje të pagës, në mënyrë që të ndihmojnë klubin të dalë sa më pak i goditur nga kjo situatë.

Por nëse senatorët Messi, Suarez, Griezmann e ndonjë tjetër ishin dakord për të reduktuar pagat e tyre, të tjerët janë kundër. Drejtuesit blaugrana kanë prezantuar një propozim, por lojtarët nuk e kanë parë të arsyeshme ta pranojnë menjëherë.

Ata kanë kërkuar një farë kohe për t’u këshilluar me konsulentët e tyre financiarë dhe për të marrë më pas një vendim përfundimtar. Ata i kanë kërkuar klubit, që pasi të rishikojnë mundësinë e rifillimit të kampionatit, t’u dërgojë një tjetër propozim më të arsyeshëm.

Përtej hezitimit ata janë në dijeni të situatës së vështirë dhe do vazhdojnë të bisedojnë me drejtuesit. Barcelona harxhon rreth 600 milionë euro në vit për lojtarët dhe rreth 40 milionë për punëtorët e klubit në rroga. Është klubi i futbollit me pagat më të larta në botë, ku vetëm Messi përfiton rreth 40 milionë euro në vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Propozimet për të zbutur gjendjen

Serie A llogarit humbjet: 770 milionë dollarë!


Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Dy konkurentët nuk arritën të lenë gjurmë!

Botërori i peshëngritjes, Shqipëria del duarbosh

Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën