MENU
klinika

E gjithë Italia në izolim!

Lorik Cana mesazh për shqiptarët nga shtëpia e tij

10.03.2020 - 13:01

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video të ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana i cili ndodhet në Romë, Itali me familjen e tij.

Përmes një video-mesazhi, të shpërndarë nga kreu i qeverisë, Loriku i bën thirrje gjithkujt të ruajë veten dhe të tjerët duke respektuar masat dhe kujdesin thelbësor që duhet të tregojë secili prej nesh; nga larja e shpeshtë e duarve te shmangia e kontakteve fizike.

Loriku shprehet se edhe nëse jemi në gjendje gripale, në gjendje ftohjeje apo në gjendje të keqe fizike, duhet të qëndrojmë në shtëpi dhe të telefonojmë në numrin e vendosur në dispozicion nga autoritetet.

“Më mirë që tani të bëjmë secili nga një sforcë të madhe dhe të dalim nga kjo situatë sa më shpejt. Për të gjithë ata studentë që janë në shtëpi, ky nuk është një pushim shkollor, duhet të veprojmë secili”, shprehet ndër të tjera Cana.

E gjithë Italia është vendosur në karantinë, pasi qeveria rriti përpjekjet për të trajtuar shpërthimin e Koronavirusit që ka prekur më shumë se 9,000 njerëz. Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi të hënën vonë se ai po shton kufizime në udhëtime në të gjithë vendin.

Duke publikuar mesazhin e Lorikut, Rama jep disa këshilla me rëndësi për shqiptarët:

“Mesazh i kapitenit legjendar të kuqezinjve, Lorik Cana

? FRIKË JO, KUJDES PO!

? DHE JU LUTEM:

Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim!”- shkruan Rama.