MENU
klinika

Më keq se një ditë normale

Lushnje/ Tregjet tejmbushen me qytetarë!

21.03.2020 - 09:49

Një pamje të shëmtuar dhe mjaft të rrezikshme për shëndetin e gjithë shoqërisë ofroi qyteti i Lushnjes këtë mëngjes. Tregu i fruta perimeve që në orët e para të mëngjesit ishte i mbushur me njerëz, ngjitur me njëri-tjetrin në grumbullime masive, pa ruajtur distancën që të ruan nga marrja e COVID-19 nëse dikush është i infektuar.

Orarin e lejuar për të qarkulluar, qytetarët lushnjarë e kanë keqkuptuar duke tejmbushur tregjet me shumë se sa në ditët normale. Radhë të gjata ka pasur edhe për të kryer pagesat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN