MENU
klinika

"Votuesit nuk do ta harrojnë këtë"

Macron bëri një gabim por francezët nuk do t’ia falin!

06.03.2020 - 11:31

Partia e Presidentit Francez Emmanuel Macron këtë javë fitoi një nga betejat e fundit në luftën për planin e diskutueshëm të reformës së pensioneve.

Pas disa grevave dhe protestave, projektligji përfundimisht u kalua në parlament, megjithëse qeveria u detyrua të përdorë nenin 49.3, pasi deputetët e opozitës u përpoqën ta refuzonin atë duke paraqitur qindra ndryshime.

Çfarë është neni 49.3 dhe a do të thotë më shumë greva?

Ishte një hap i madh politik drejt zbatimit të reformës së pensioneve dhe dukej si një fitore për Macron dhe qeverinë e tij, megjithëse projektligji ende duhet të kalojë në Senat. Por analisti politik francez Bruno Cautres tha se nuk ishte një fitore pa pasoja për presidentin francez.

“Votuesit nuk do ta harrojnë këtë,” tha ai.

Cautres është një pedagog i Universitetit të Shkencave Po dhe studiues i opinionit publik francez në institutin Cevipof.

Më pak e dukshme sot sesa gjatë kulmit të lëvizjes në dhjetor, Franca mbetet e përçarë. Vendimi i qeverisë do të thellojë më tej këtë ndarje, parashikoi Cautres.

“Ata që mbështesin Macron do të thonë që është mirë që ai përdor të gjitha mënyrat për të zbatuar politikat e tij. Ata që e kundërshtojnë atë do të thonë se është dëshmi se nuk ka asnjë mënyrë për të pasur një dialog me këtë qeveri.”

Që nga fillimi i lëvizjes protestuese në dhjetor, numri i njerëzve që mbështesin protestuesit dhe numri i njerëzve që mbështesin qeverinë, të dy kanë qenë relativisht të qëndrueshëm, përkatësisht rreth 50 dhe 30 përqind.

Qeveria ka thënë që reforma është e nevojshme për të thjeshtuar sistemin e pensioneve të komplikuar dhe të vjetëruar të Francës, me rregulla të barabarta për të gjithë.

Por kritikët kanë thënë që këto rregulla janë shumë larg të qenurit të barabarta, me opozitën që thotë se ka disa boshllëqe në reformë që ende nuk duhet të sqarohen.

“Qeveria mund të ndëshkohet rëndë për këtë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Cautres, pasi “njerëzit e dinë që kjo reformë do t’i bëjë ata të punojnë më gjatë për më pak.”

Përkthyer dhe përshtatur nga The Local France/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Makronizmi,' piramidë që mbështetet në majën e saj

Çfarë po ndodh me Presidentin francez?

Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën