MENU
klinika

6 të plagosur

Makina përplaset me autobusin, vdes shoferi

01.03.2020 - 18:44

Përplasja e një makinë me një autobus udhëtarësh nga Shkodra ka rezultuar fatale për njërin nga shoferët, e ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre rëndë.

Ngjarja tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksinrrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, ku mësohet se ka humbur jetën shoferi 59-vjeçar F.Xh.. Po si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë. Mes të plagosurve, siç raporton gazetari i Report TV, Jul Shota është edhe një fëmijë rreth moshës 1-vjeç. Gjendja e disa prej tyre është e rëndë e për pasojë janë dërguar me ugjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet. Si pasojë e aksidentit është shkaktuar një trafik i rënduar që shkon deri në 10 km.

“Durrës/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, janë përplasur mjeti tip “Benz”  me një mjet tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F.Xh.,59 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.  Po si pasojë e përplasjes   janë dëmtuar  dhe 6 pasagjerë të tjerë të  autoveturës dhe autobuzit,të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.