MENU
klinika

FA Cup

Manchester United nuk e diskuton ekipin e Rooney

05.03.2020 - 22:38

Manchester United kalon në çerekfinale të FA Cup, teksa fitoi 3-0 në transfertë, në fushën e Derby Country. Një sukses i lehtë i “Djajve të Kuq” i mbyllur thuajse që në pjesën e parë.

Edhe pse përballë United kishte një lojtar si Wayne Rooney, kjo nuk ka qenë problem për miqtë. Shaw shënoi golin e parë në minutën e 33-të, ndërsa Ighalo në 41’ dyfishoi shifrat.

Ndeshja mbyllet në 71’, kur Ighalo realizon dopietën pesonale dhe të tretin për skuadrën e tij, Rooney u shfaq nervoz, teksa u ndëshkua edhe me karton të verdhë. United në turin tjetër do të luajë me Norwich në fushën e këtij të fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN