MENU
klinika

Lakmia e tepruar e menaxherëve

Maradona mund të kishte luajtur për Sheffield Utd…

29.03.2020 - 18:04

Të gjithë e dinë tashmë historinë e Diego Armando Maradonës, karrierën e tij, nga Argjentina, në Spanjë dhe Itali. Një nga yjet e futbollit botëror, që shpesh ha diskutim si më i miri i të gjitha kohërave. Por kjo është një temë tjetër…

Por në fund të viteve ’70 ka pasur një skenar që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë së vetë personazhit, por edhe të futbollit në tërësi. Diego Armando Maradona ishte zbulimi i madh i futbollit argjentinas, mund të kishte ndërmarrë një hap që ndoshta do të kishte ndryshuar gjithë karrierën e tij.

“El Pibe de Oro” ka qenë shumë pranë nënshkrimit me Sheffield United në Angli. Pasi e panë në disa ndeshje në radhët e Argentinos Juniors në Argjentinë, menaxherët e Sheffield i dhanë gjithçka për të nënshkruar me klubin e Premier League.

“Diego ishte gati të largohej. Ishte një ofertë e vërtetë, rreth 400 mijë paund (rreth 450 mijë euro, por për kohën ishin shumë) për të marrë Maradonën. Ishin rezervuar edhe biletat e avionit. Lakmia e menaxherëve të tij e ndali transferimin. Ata kërkuan më shumë para. Ai ishte 17 vjeç dhe konsiderohej një gjeni i futbollit. Mund të thuhet se ishte një mundësi e humbur “, – rrëfeu gazetari John Lumn në një bisedë me “TheSportsman”.

E vërteta është se, vite më vonë, pasi shkëlqeu te Boca, Barcelona pagoi gati 10 milionë dollarë për kalimin e tij në Spanjë. Vazhdimi i historisë dihet. Sheffieldi thuajse kishte mbyllur gjithçka, por fati deshi rrugëtimi i numrit 10 të ishte tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i ish-gruas së portierit të Napolit

“Mori SIDA-n në dasmën e Maradonës, vdiq i harruar”

Rrëfimi i mjekut: Dy ditë në gjendje kome

20 vjet më parë Maradona luftonte për jetën…