MENU
klinika

Kontrolle për të ardhurit nga Maqedonia e Veriut

Masa shtesë për Covid-19 në doganën e Bllatës në Dibër

09.03.2020 - 17:21

Zyrtarizimi i dy rasteve me koronavirus në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ka bërë që në pikat doganore të vendit tonë të intensifikohen kontrollet e personave që hyjnë, nëse janë bartës të virusit Covid-19.

Edhe në doganën e Bllatës janë rritur kontrollet ku ato bëhet njëherësh për disa persona që hyjnë nga shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut.

Drejtori i Njësisë Vendore të Shërbimit Shëndetësor Dibër, Hasan Manja tha se tashmë puna e grupeve të mjekëve të dislokuar aty është më intensive pas shfaqjes së rasteve tashmë edhe në vendin tonë. Ai shtoi se kontrollove tani iu nënshtrohen të gjithë personat që hyjnë, ndryshe nga më parë që kontrolloheshin vetëm të huajt.

Manja tha se deri tani nuk ka pasur asnjë rast të dyshimtë të të prekurve me koronavirus ndërsa janë hapur karantina në doganën e Bllatës dhe në Dibër.