MENU
klinika

Ja zgjedhjet e shqiptarëve VIP

Maska për t’u mbrojtur dhe për të qenë ‘trendy’!

19.03.2020 - 11:08

Edhe pse po kalojmë një periudhë të vështirë, pas përhapjes së koronavirusit, moda nuk është ndalur dhe trendet e fundit tashmë përfshijnë edhe maskat.

Disa nga vipat shqiptarë kanë realizuar maska kreative, me ngjyra e me xixa. Dafina Zeqiri dhe Liberta Spahiu ishin ndër të parat që e sollën këtë trend.

 
Ndërsa Tuna dhe Tayna kishin realizuar foto me maska që përpara përhapjes së Koronavirusit.

 
Por edhe djemtë e showbizit janë shfaqur me maska “in” këto ditë, si Fero dhe Ardian Bujupi.

 
Ndërsa shumë shtëpi mode në botë e kanë kthyer gjithashtu në trend maskën duke dizenjuar modele të reja. Madje franceze stilistja Marine Serre realizoi së fundmi një sfilatë me maska në Paris.