MENU
klinika

Ja cila është mënyra

Mbani veten dhe trurin gjithmonë të shëndetshëm

19.03.2020 - 15:50

Sekreti për një jetë të shëndetshme janë ushqimet.

Konica.al ju rendit më poshtë disa prej ushqimeve të të cilat luajnë një rol kyç për një trup dhe mendje të shëndetshme.

Kafe
Kafeina rrit vigjilencën e cila përmirëson kohën e reagimit, vëmendjen vizuale dhe të mësuarit pasiv. Kur konsumohet me moderim, zvogëlon rrezikun e depresionit.

 Çokollata e zezë
E përbërë nga 70% deri në 100% kakao të pastër, çokollata e zezë është një burim i shkëlqyeshëm i flavanoleve, polifenoleve dhe antioksidantëve të tjerë. Teksa është e njohur për aftësinë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin dhe për të mbrojtur shëndetin kardiovaskular, çokollata e zezë është gjithashtu shumë e mirë për një mendje të mprehtë.

Shafrani i Indisë
Studimet mbi kurkumin, komponenti kryesor i saj mjekësor, kanë treguar se rrit shëndetin fizik për të përmirësuar imunitetin, për të mbrojtur kundër depresionit, për të mbrojtur zemrën dhe më shumë. Shafrani është gjithashtu tepër i mirë për trurin. Studime të shumta kanë zbuluar se ai mbron nga fillimi i sëmundjes Alzheimer.

Perimet jeshile
Brokoli, kalet, lakra, por edhe zarzavate të tjera, sigurojnë një burim të mirë të vitaminës K , një lëndë ushqyese kryesore për sinjalizimin e qelizave të trurit. Vitamina K është thelbësore për formimin e sphingolipideve, një lloj yndyre që gjendet me bollëk në membranat e qelizave të trurit.

Peshku
Acidet yndyrore Omega-3 janë ushqime të fuqishme të trurit. Gjetur në prodhimet e detit dhe butakët, burimet më të mira të omega-3 janë peshqit si  salmoni, ton, harengë, midhjet, sardelet, skumbri dhe troftë. Acidet yndyrore Omega-3 gjithashtu ndihmojnë për të mbrojtur trurin nga plakja.