MENU
klinika

Probleme me frymëmarrjen në orën e mësimit

Mbi 15 gjimnazistë në Fier dërgohen me urgjencë në spital

04.03.2020 - 11:39

Një javë pasi 6 nxënës u helmuan në shkollën e mesme ‘Janaq Kilica’, një tjetër ngjarje është regjistruar në këtë institucion.

Mësohet se më shumë se 15 nxënës kanë përfunduar me urgjencë në spital, pasi kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen gjatë orës së mësimit.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që spitali i Fierit është përfshirë nga kaosi.

Ka dyshime që një lëndë e dyshimtë është hedhur në ambientet e shkollës, duke shkaktuar probleme tek nxënësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN