MENU
klinika

Dita e tretë e shtetrrethimit

Mbyllen kufinjtë me fqinjët

15.03.2020 - 09:47

Sot, ndalimi i qarkullimit të automjeteve është shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë, nga mesnata e së dielës, deri në 8 të mëngjesit të së hënës, kush ka lëvizur jashtë qytetit, ka kohë këtë fashë 8 orarëshe për t’u kthyer në vendin ku banon. Nga e hëna e gjithë Shqipëria do të jetë në ‘karantinë’, në një shtetrrethim me forca policore e të ushtrisë në terren që do të kontrollojnë çdo person që mund të dalë mbi këtë urdhër duke marrë edhe penalizimet përkatëse.

Me identifikimin e të prekurve të parë me COVID-19, qeveria shqiptare mori një sërë masash drastike, për ta frenuar në kohë koronavirusin, e për të mos arritur në skenare të frikshme siç edhe vendet me mjekësi ekselente po përballen.

Aktualisht, në të gjithë Shqipërinë janë mbyllur lokalet, restorantet, palestrat, fast food-et, e shumë biznese krejt të panevojshme për qytetarët në këto momente të vështira që po kalon vendi. Të vetmet që qëndrojnë hapur janë supermarketet dhe farmacitë.

Qarkullimi është i ndaluar në qytet dhe në akset kryesore që lidhin vendin. Lejohen të qarkullojnë vetëm në mëngje deri në 08:00 dhe në mbyllje të punës deri në 17:00, automjetet që kanë autorizim nga Policia e Shtetit, të personaleve që janë në punë në shtet apo në privat.

Po ashtu, sot u bllokuan kufijtë me Greqinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Koosovë, ndërsa më herët janë pezulluar fluturimet dhe lundrimet me Italinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qytetet në gjumë, durrsakët të pabindur

Koronavirusi/ Shqipëria nga sot 3 ditë në ‘shtet-rrethim’!


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi