MENU
klinika

Tregtarët të pakënaqur

Mbyllet tregu i fruta-perimeve në Durrës

30.03.2020 - 09:28

Tregu i fruta-perimeve në qytetin e Durrësit është mbyllur! Shkak për këtë është bërë mosndërgjegjësimi nga ana e qytetarëve, që grumbulloheshin në tezga krejtësisht të pashqetësuar nga koronavirusit, por edhe nga ana e tregtarëve që tregtonin produkte jashtë normave të vendosura në këtë situatë.

Për këtë ka një vendim të Bashkisë së qytetit, e ndërsa tregtarëve u është vënë në dispozicion hapësira të mëdha tek sheshi i stadiumit, ai te ‘Mauzoleu i Dëshmorëve’ si edhe te shkolla e Muzikës, ndonëse mësohet se tregtarët janë të pakënaqur nga ky vendim.

Megjithatë, një vendim i tillë që synon shmangien e grumbullimeve të mëdha të njerëzve, nuk është pritur shumë mirë nga tregtarët. Ato kanë ngritur shqetësimin se e kanë të pamundur për të transportuar produktet në këto hapësira.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkon në 70 numri i të prekurve

Koronavirus/ 6 raste të reja në Shqipëri

Dyfishohen kontrollet për koronavirusin

Durrës, 500 shqiptarë kthehen nga Italia