MENU
klinika

Pa i dëmtuar

Mënyrat më të sigurta për të pastruar celularin

24.03.2020 - 17:42

Të gjithë e dimë më mirë tani më shumë se kurrë se nëse s’pastroni telefonin, atëherë larja e duarëve është e kotë. Koronavirusi jeton nëpër sipërfaqe, aq më tepër nëpër ato të ngurta për 2 ose më shumë ditë, prandaj duhet treguar kujdes i veçantë.

Telefonat janë kudo me ne dhe jemi gjithë kohës në kontakt me ta. Ti mund të lash duart pasi ke qenë jashtë, por virusin mund ta marrësh nëse ai është fshehur diku në celularin tënd.

Si ti lani pa i dëmtuar?

Apple i sugjeron përdoruesëve të tij të përdorin alkool 70% dhe ta lënë për 30 sekonda telefonin pa e prekur. Kështu sipërfaqja e celularit dhe anët e tij do të pastrohen nga mikrobet. Përpiquni t’i shmangni letrat e lagura sepse do të duhet shumë kohë që telefoni të thahet. Përveç kësaj ndikon edhe në funksionimin e celularit.

Një tjetër zgjidhje është uji dhe sapuni. Sigurisht kjo s’do të thotë ta fusni në ujë me sapun, por bëjeni procesin e larjes përmes një rrobe që s’e përdorni më-leckë. Pasi të keni fërkuar mirë çdo cep të tij, merrni një tjetër leckë dhe thajeni. Përpiquni t’i lani sa më shpesh të jetë e mundur.

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”