MENU
klinika

Tenis

Merret vendimi edhe për turneun e “Roland Garros”

18.03.2020 - 16:52

Turneu prestigjioz francez i Roland Garros, i planikuar për të nisur më 24 maj në Paris, është shtyrë. Organizatorët e turneut më të rëndësishëm në fushat me dhè kanë vendosur ta zhvillojnë këtë event të madh në vjeshtë, më datat 20 shtator-4 tetor.

Shkak është bërë përhapja në masë e coronavirus në Francë, duke detyruar organizatorët të marrin një vendim ekstrem për të mirën e tenistëve dhe spektatorëve. “Askush nuk mund të parashikojë se si do ta jetë situata më 18 maj, kur nisin eliminatoret e këtij turneu. Situata e krijuar nuk na mundëson përgatitjen e duhur për këtë turne, ndaj vendosëm ta shtyjmë atë”, – tha Federata Franceze e Tenisit.

Ndërkohë, Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) ka pezulluar për 6 javë të gjitha eventet e këtij sporti. Coronavirus ka gjunjëzuar kështu një nga 4 grand slam që zhvillohen gjatë një viti në tenis. Sipas planikimit të ri, ai do të zhvillohet dy javë pas grand slam të US Open, gjithnjë nëse situata do të jetë qetësuar nga Covid-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin