MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

27.03.2020 - 08:00

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme, e premte, dt. 27 Mars 2020, priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, përvec qarqeve Gjirokastër dhe Vlorë ku priten reshje lokalisht mesatare. Në Verilindje dhe në Juglindje, reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 14 °C
në vendet e ulëta: 10 /12 °C
në vendet malore: 3 / 6 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.