MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

30.03.2020 - 07:00

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme, e hënë, dt. 30 Mars 2020, priten reshje të dobëta në qarqet Dibër, Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe lokalisht të dobëta në qarqet e tjerë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 19 °C
në vendet e ulëta: 9 /16 °C
në vendet malore: 3 / 12 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.