MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

08.03.2020 - 08:00

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme, e diel, dt. 08 Mars 2020, priten reshje intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër dhe mesatare në qarqet e tjerë.

Në qarkun Korçë, reshjet priten deri në lokalisht intensive. Në disa prej qarqeve reshjet do jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata.

Nivelet e lumenjve në të gjithë territorin do të arrijnë nivele të larta në pjesët fushore përgjatë ditëve të fundjavës. Nivelet e larta janë llogaritur nga IGJEUM brenda kuotave të argjinaturave dhe nuk priten dalje të lumenjve nga shtrati. Për çdo ndryshim në llogaritjet hidrologjike do t’ju njoftojmë në buletinin e ditës së nesërme.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 14 °C
në vendet e ulëta: 9 / 13 °C
në vendet malore: 5 / 11 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.