MENU
klinika

Sfida me letrën higjenike

Messi me shokë dhurojnë spektakël në shtëpi

20.03.2020 - 16:46

Sfidës për të xhongluar me topin e letrës higjenike i është bashkuar edhe Lionel Messi. Ylli argjentinas ishte paraprirë nga shumë kolegë dhe miq, ndaj kreu ritualin e kësaj loje virale online, por me thirrjen: Qëndroni në shtëpi!

Shumë futbollistë të tjerë të njohur kanë bërë të njëjtën gjë, duke nisur nga Di Maria, Fabregas, Jao Felix e mjaft të tjerë, që të vetëizoluar në shtëpi kanë dhuruar spektakël me aftësitë e tyre.

Nuk mungon as Francesco Totti, që ndryshe nga tjerët, sfidon jashtë në trotuar, por që në fund bën me shenjë për të hyrë në shtëpi. Ndërsa, djemtë e Zinedine Zidane duket se kanë trashëguar nga i ati anën teknike…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN