MENU
klinika

“Shëndeti, mbi të gjitha”

Messi nga vetizolimi ka një mesazh për botën

14.03.2020 - 17:49

      Përhapja e COVID-19 në mbarë Europën, sidomos në Spanjë, ka futur në vetziloim edhe yllin e futbollit botëror Lionel Messi, i cili gjendet në shtëpi së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten.

Por kapiteni i Barcelonës ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm nëpërmjet faqes zyrtare. Një postimin e tij Mesi thotë që të gjithë të shfrytëzojnë këtë moment për të qëndruar me familjet e tyre dhe për të kaluar sa më shumë kohë bashkë, diçka që nuk e kanë pasur të mundur më parë.

“Janë ditë të vështira për të gjithë. Ne jetojmë të shqetësuar për atë që po ndodh dhe duam të ndihmojmë ta vendosim veten në vendin e atyre që po vuajnë, mjekëve qoftë, sepse sëmundja mund të prekë direkt ata ose familjen dhe miqtë e tyre, ose sepse ata janë duke punuar në vijën e parë për ta luftuar atë në spitale dhe qendra shëndetësore.

Unë dua të dërgoj shumë forcë për të gjithë ata. Shëndeti gjithmonë duhet të vijë i pari. Është një moment i jashtëzakonshëm dhe ju duhet të ndiqni udhëzimet e organizatave shëndetësore dhe autoriteteve publike. Vetëm në këtë mënyrë ne mund ta luftojmë atë në mënyrë efektive.

Është koha për të qenë të përgjegjshëm dhe të qëndroni në shtëpi. Është gjithashtu koha perfekte të shijoni momente që nuk mund t’i keni gjithmonë. Një përqafim dhe shpresojmë se mund ta kthejmë këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur” – ka shkruar Messi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pandemia, thirrja e yllit portugez

Mesazhi njerëzor i Cristiano Ronaldos për botën