MENU
klinika

“Duhej të përfaqësoja kombin tim”

Mesut Ozil pendohet që luajti për Gjermaninë

31.03.2020 - 16:43

Mesut Ozil është penduar që zgjodhi përfaqësuesen e Gjermanisë kur kishte mundësi të luante për atë turke. Mesfushori konfirmoi dy vite më parë tërheqjen nga kombëtarja e Gjermanisë, pasi sipas tij, nuk treguan respekt ndaj tij.

Futbollisti i Arsenalit është kritikuar nga krerët e Federatës Gjermane të Futbollit pas takimit me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ndërsa është vërshëllyer edhe nga tifozët gjatë stërvitjeve para Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’. Ozil tani është rikthyer të flasë edhe një herë rreth asaj çështje:

Ozil dhe erdogan

“Gabimi më i madh në karrierë ka qenë që nuk luajta për kombëtaren time të Turqisë. Tani e kam kuptuar se suksesi më i madh në jetë është të luash për kombin tënd, se sa të fitosh Botërorin me një kombëtare tjetër, e cila të shfrytëzon vetëm atëherë kur iu duhesh”.

Fjalë që me siguri nuk do të pëlqehen nga tifozët gjermanë. Gjatë karrierës me përfaqësuesen e Gjermanisë, Ozil ka regjistruar 92 paraqitje dhe ishte pjesë e skuadrës që e fitoi Kampionatin Botëror në vitin 2014 në Brazil. Pas Arsenalit, destinacioni i mundshëm i Ozil me siguri është kampionati turk, ku do të mbyllte karrierën me një nga skuadrat e vendit të tij të origjinës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN