MENU
klinika

"Mjeshtërve të vegjël"

Ministria e Kulturës thërret kandidatët e ardhshëm…

22.03.2020 - 17:17

Nuk i ka harruar vogëlushët, as këto ditë të vështira sidomos për ata, që ende e shohin botën me sytë e pafajësisë. Sikurse njofton përmes  faqes “Facebook”, nga ministria e Kulturës, një ftesë, shkon enkas për të apasionuarit pas historisë dhe pikturës, që të bëhen pjesë e lojës së skicave./Konica.al                                              

Postimi i plotë:

“Të dashur miq të vegjël të Muzeut Historik Kombëtar, Ju ftojmë të argëtohemi së bashku, për të kaluar sa më mirë këto ditë të vështira. Shkarkoni skicën e objektit dhe ngjyroseni sipas fotos origjinale të objektit. Presim me mesazhe, foto të punimeve tuaja :)”,- thuhet në faqen e ministrisë së Kulturës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspozitë e fëmijëve kosovarë

“Të mbijetosh përmes Ngjyrash”