MENU
klinika

Në të gjithë Shqipërinë

Mjekë dhe farmacistë në terren, shpërndahen barna për pensionistët

26.03.2020 - 18:20

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor lajmëron se ka ndihmuar shqiptarët me farmacistë dhe mjekë në terren për të bërë të mundur mjekimin e tyre në këto kohë të vështira, të përhapjes së koronavirusit.

FSDKSH shprehet se 3894 shpërndarje barnash me rimbursim në banesë, janë kryer për pensionistët e vetmuar mbi 65 vjec, kurse 339 mjekë e farmacistë kanë qenë në terren për të ndihmuar shqiptarët vetëm gjatë ditës së sotme.

Lajmërimi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor:

#COVID_19

Bashkëpunimi  i punonjësve të Kujdesit Shëndetësor Parësor me farmacitë vazhdon në gjithë Shqipërinë🇦🇱

3894 shpërndarje barnash me rimbursim në banesë janë kryer për pensionistët e vetmuar mbi 65 vjeç

kolana e librave

339 mjekë familje e farmacistë kanë qenë në terren vetëm gjatë ditës së sotme

#RriNëShtëpi

#KujdesemiNePërJu

#FSDKSH #MSHMS

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN