MENU
klinika

E pazakontë/ Ceremonia nuk duhet humbur!

Mjekët anuluan dasmën, martohen në spital

29.03.2020 - 09:37

Epidemiologët Jen Andonian dhe Matt Shearer në 20 mars të këtij viti kishin planifikuar të zhvillonin dasmën e tyre.

Megjithatë, planet nuk shkuan ashtu siç pritej dhe për shkak të situatës së krijuar nga koronavorusi, ata u detyruan të anuloj gjithçka.

Çifti kishte planifikuar një dasmë modeste me 75 persona të ftuar dhe pas celebrimit të gjithë të festonin.

Por, meqë nuk realizuan dasmën që kishin menduar, miqtë u organizuan një surprizë në spital.

Ata organizuan një ceremoni të pazakontë dhe të ftuarit ishin të veshur me maska doreza dhe çdo masë tjetër mbrojtëse.

Sigurisht, ata respektuan edhe distancën sociale që është vendosur si rregull për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se ata e kanë shijuar shumë momentin dhe në fund kanë ‘thyer’ rregullat.

Ata janë puthur për herë të parë si burrë dhe grua dhe më bukur se kaq nuk kishte ku të shkonte.