MENU
klinika

200 mijë maska për mjekët në Tiranë

Modeli shqiptar në Kinë do ndihmojë Shqipërinë

30.03.2020 - 09:52

Modeli shqiptar, Rolando Lekaj, jep një lajm të mirë për shqiptarët, që po luftojnë prej javësh me koronavirusin.

Përmes një statusi në “Facebook”, modeli shqiptar, i cili është i martuar me një miliardere kineze, njofton se ai dhe gruaja e tij kanë vendosur që të sjellin 200 000 maska nga Kina për heronjtë tanë, mjekët.

Mesazhi i modelit Lekaj:

Kam nderin dhe kenaqesine te ndaje me ju miqe te dashur kete lajm te mire per Shqiperine tone te dashur .Une dhe Nusja ime kemi vendosur te ndihmojme Shqiperine ne keto dite te veshtira.

Se shpejti do arrijne nga Kina 200.000 maska mbrojtese per HERONJTE TONE (DOKTORET) qe po luftojne me armikun e padukshem ne vijen e pare te Luftes.

Per Shqiperine qe duam duhet qe gjithe bashke te bejme aq sa eshte e mundur. Te qendroni sa me shume ne shpi eshte nje ndihme shume e madhe ne keto dite.