MENU
klinika

"Heshtje dhe fjalë"

Monologu i karantinës

31.03.2020 - 10:40

        Aktori i njohur Vasjan Lami, sjell një monolog nga karantina…  Duke e konsideruar një heshtje të kobshme dhe paralajmëruese atë që po ndodh, artisti shprehet për mes vargjesh, se po ta dinte se do vinte ky virus që i rrezikon, jetën do të bënte shumë gjëra më mirë në jetën e tij… /Konica.al                   

KARANTINA

Nuk mund ta besoja,
nese do të me thonin dikur,
se do të binte një epidemi,
që gjithë njerëzimin do ta mbyllte në shtëpi.
Se do te ish aq e frikshme,
sa dhe emrin do e ndërronte rrugës;
nga Epidemi, në Pandemi…
Pallate të heshtura…
Rrugë të braktisura, si mbas kortezheve…
Cicërima zogjsh të harruar…
Guguftu që qajnë heshtjen…
Ndonjë çjerrje makine hallemadhe…

Dikush që lëviz cepave, kuturu…
Në ballkon, trishtim dhe tym dyhani gjithashtu.
Qentë e rrugëve lodhen se nuk kanë ç’të hanë.
Duket sikur edhe njerrëzit po krijojnë Mutacione….
Një jetĕ e këputur me gërshërë, fare pa pritur.
Vakum…
Vakum ne ëndrra.
Vakum mes njerëzish.
Vakum te e nesërmja.
Globi rrotullohet pa zhurmë.
Një heshtje e kobshme, paralajmëruese.

Njeriu i fortë, çudibërës, i plotfuqishĕm, i vetkënaqur,
i mundur nga një Virus.
Nuk e dija,.. nuk e shoh,.. se po ta dija, dija unë ç’t’i bëja.

Bëja, pra !

Sillu tani në kafaz, siç i ke bërë kafshëve dje!
Kafsho hekurat!
Bëj sherr, e lëpiu me të tutë!
Analizo ç’ke bërë mirë a keq, deri tani.
E kupton që nuk do të jetosh aq gjatë sa mendoje?
…..
Të vjen keq tani, që je lodhur dhe je bërë pis për vogëlima?
Që nuk ke thënë sa herë e ke ndjerë; “Të dua. Me pëlqen”?
Që fjalën e fundit e thoje të parën, se të pëlqente vetja?
Që nuk e ke parë edhe tjetrin siç shihje veten?
Doje veten më shumë se çdo gjë?..
Rri vetëm, atëherë!
Shijoi virtualisht të gjitha bëmat e tua!
Sa je lodhur, i ziu ti!
Shikon tjetrin që ikën fare lehtë, e trembesh për veten.
Sepse nuk besoje që mund të ndodhte edhe kështu!

Dhe ndjehesh komplet i pafuqishëm, për të djeshmen dhe të nesërmen!
Ah, ta kisha ditur… – thua

Çfarë do të bëje?

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit