MENU
klinika

Lajmi i trishtë

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Dinamos

12.03.2020 - 20:19

Në këto ditë të vështira, futbolli shqiptar ka marrë një lajm të trishtë, teksa është ndarë nga jeta Namik Jareci, ish-futbollist i Dinamos dhe i Kombëtares shqiptare, e më pas arbitër futbolli.

Jareci ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, Sokol Jareci. Ish-arbitri i FIFA-s ka njoftuar në faqen e tij në Facebook, ku dhe ka shkruar se për shkak të gjendjes emergjente nga Coronavirus, duhet të shmangen takimet.

NJOFTIMI

Ju njoftoj se babai, Namiku, sapo u nda nga kjo jetë. Varrimi bëhet nesër, ora 12:30, varrezat Sharrë. Mqns jemi në një situatë të jashtëzakonshme, për të qenë korrekt me protokollin e kësaj situate, duhet të evitojmë takimet dhe grumbullimet, prandaj ngushëllimet i presim edhe nëpërmjet sms. Ju lutem të na mirëkuptoni, ashtu sic edhe ne do t’ju mirëkuptojmë ju të gjithë. Në gëzime ju a kthefshim! Me respekt Familja Jareci!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN