MENU
klinika

Lajmi i trishtë

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës country

21.03.2020 - 16:05

Rogers, karriera legjendare e së cilit shtrihet mbi gati gjashtë dekada, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur për mediat familjarët e tij, të cilët thanë se ai ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij.

Ata thonë se momentet e fundit të jetës ai i pati mbrëmjen e së premtes dhe pranë tij ishin të gjithë njerëzit e zemrës.

Kenny gjatë karrierës së tij numëron 24 këngë hit dhe më shumë se 50 milionë albume të tij janë shitur vetëm në SHBA.

Ai ka fituar 6 herë çmimin “Country Music Awards” dhe ka tre trofe “Grammy”.