MENU
klinika

Bundesliga, java 24

Ndalet Leipzig, gëzojnë Bayern e Dortmund

01.03.2020 - 17:32

Pas 3 fitoreve radhazi, dy në kampionat dhe një në Champions League, Leipzig është ndalur sot në javën e 24-t të Bundesliga-s. “Demat” nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi përballë Leverkusen, teksa humbin terren me Bayern-in kryesues.

Gjithcka ka ndodhur në harkun kohor të 3 minutave. Në fillim, në 29’, ishin miqtë që kaluan në avantazh me anë të Bailey, ndërsa në 32’ vendasit barazojnë me Schick. Raste pati plot për pjesën e mbetur, por jo gola.

Leipzig mban vendin e dytë, por vetëm 1 pikë më shumë se Dortmund, ndërsa kreu tashmë është -3 pikë. Ndërsa Leverkusen mbetet në vendin e pestë, por ka shpresa për të kapur vendin e katërt për në Champions.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN