MENU
klinika

Situata në Itali

Ndalet Serie A, por jo Champions dhe Europa League

10.03.2020 - 11:59

Dekreti i ri i qeverisë italiane e ka pezulluar futbollin kombëtar të këtij vendi si pasojë e përhapjes së madhe të Koronavirusit. Deri më 3 prill është ndaluar Serie A, Serie B, Serie C etj.

Por vendimi i qeverisë italiane nuk prek ndeshjet e UEFA-s, më saktë Champions dhe Europa League. Ndeshjet europiane do të luhen rregullisht në Itali, por pas dyerve të mbyllura. Roma dhe Inter do të luajnë në 1/8 finale të Europa League, ndërsa Juventus në po këtë raund në Champions League.

I pari që do të zbresë në fushë do të jetë ekipi zikaltër, i cili do të sdojë Getafe, të enjten, më 12 mars, në “San Siro”, por sërish pa public, ashtu si ndaj Ludogorets. Roma do të përballet me Sevilla në “Olimpico”, pa tifozë, më 19 mars.

Juventus do të presë Lyon, në përpjekje për ta përmbysur disavantazhin 1-0 të Francës. Pas derbit të Italisë, “Allianz Stadium” do të jetë përsëri pa tifozë, këtë herë më 17 mars, ora 21:00. Serie A shkon me pushime për disa kohë, por jo i gjithë futbolli në Itali.

Kjo situatë pritet të sjellë një kaos total në futbollin e shtetit fqinj, pasi kampionati, sipas të gjitha gjasave, do të mbyllet në mesin e qershorit. E gjitha kjo do të ndikonte negativisht te futbollistët që luajnë në Itali dhe janë pjesë e një kombëtareje pjesëmarrëse në Euro 2020.

Jo vetëm kaq. Në dilemë për t’u zhvilluar normalisht është edhe kompeticioni më i rëndësishëm Europian, i programuar për t’u mbajtur nga 12 qershori deri më 12 korrik. Por nëse Italia ka lejuar të luhen ndeshjet e kupave europiane, Zvicra ka anuluar ndeshjen Basel-Eintracht Frankfurt në Europa League në program për këtë të enjte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN