MENU
klinika

Realizojnë dy të tretat e shitjeve

Ndërmarrjet e vogla luajnë rolin më të madh

11.03.2020 - 13:21

Mbi dy të tretat e shitjeve neto në vend realizohen nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në raportin “Statistika mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, 2018”, 77.4% të shitjeve neto realizohen nga NVM dhe sektori i tregtisë mbizotëron me 52.4% të shitjeve neto, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 11.5 % dhe nga ai i ndërtimit me 10.7 %.

Sektori me përqindjen më të ulët të shitjeve të realizuara nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, raporton INSTAT, është sektori i industrisë nxjerrëse me 2.1%.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) kanë një rol ekonomik dhe social shumë të rëndësishëm, për shkak të kontributit të tyre në ekonomi dhe krijimin e vendeve të punës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN