MENU
klinika

Anulohet prezantimi i Gegës

Ndryshon gjithçka, ja kush pritet të drejtojë Kukësin

01.03.2020 - 16:14

Kur sot pasdite pritej prezantimi i Skënder Gegës për të marrë drejtimin e Kukësit pas shkarkimit të Shpëtim Duros, duket se palët janë ndalur sërish te detajet. Ish-trajneri i Partizanit dhe klubi verilindor nuk arrijnë të konkretizojnë me një marrëveshje zyrtare.

Nuk mësohen se ku kanë ngecur detajet dhe pse nuk u konkretizua marrëveshja, por fakti që klubi ka lajmëruar se ekipin për momentin do të drejtojë Rrahman Hallaçi, Gega duket larg Kukësit.

orges shehi

Nga ana tjetër, burime të Konica.al, bëjnë me dije trajneri i ri I Kukësit pritet të jetë Orges Shehi, gjithnjë nëse gjërat nuk ndryshojnë në momentin e fundit, ashtu siç ndodhi me Gegën.

Ish-kapiteni, ish-portieri dhe ish-trajneri i Skënderbeut, ndodhet për momentin në Spanjë në një kurs trajnimi dhe me të mbërritur prej andej, pritet të zyrtarizohet në krye të ekipit verilindor, me qëllim vijimin e garës për fitimin e titullit kampion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 24

Dramatike në Durrës, Teuta ndal Kukësin