MENU
klinika

Nga Eu Observer

Në këtë kohë, egoizmi duhet lënë mënjanë!

25.03.2020 - 14:45

Kriza e koronavirusit i ngjan një loje mesjetare.

Një zanë e keqe ka mallkuar njerëzimin duke vënë princërit e kësaj bote përpara një dileme të tmerrshme: ose të shpëtoni sa më shumë njerëz dhe të shkatërroni ekonominë, ose të shpëtoni ekonominë dhe të humbisni mijëra jetë.

Në muajt e ardhshëm, liderët kombëtarë do të vihen para kësaj dileme, dhe disa luten, për një deus ex machina, një ilaç ose vaksinë që do t’i jepte fund makthit.

Cili është roli i BE-së në këtë dramë?

Virusi prek të gjitha shtetet anëtare, dhe megjithëse në faza të ndryshme, ai kërkon menaxhimin e krizave në nivelin evropian dhe ndihmë reciproke midis shteteve anëtare. Sidoqoftë, kjo nuk po ndodh.

Në shumë vende, egoizmi kombëtar po rishfaqet. Prandaj ka nisur mbyllja e kufijve kombëtar dhe ndalimet fillestare të eksporteve të furnizimeve mjekësore.

Por kjo është vetëm njëra anë e historisë.

Kriza Covid-19 shënon gjithashturikkthimin e politikës së bazuar në fakte. Epidemiologët kryesorë janë bërë të famshëm. Këshillat e tyre përkthehen në politikë nga drejtuesit pragmatikë, të cilët tani gëzojnë mbështetjen e popullit.

Nuk është e qartë se sa do të zgjasë kjo situatë. Nëse ajo vazhdon, mund të priten të gjitha llojet e sjelljeve joracionale dhe madje edhe më shumë egoizëm kombëtar.

Pra, kjo kohë duhet të përdoret për të përmirësuar menaxhimin e krizave edhe në nivelin evropian.

Kompetencat qeveritare për kujdesin shëndetësor dhe menaxhimin ekonomik mbeten në nivelin kombëtar. Sigurimi i njësive të kujdesit intensiv është kryesisht një përgjegjësi kombëtare.

kolana e librave

Sidoqoftë, institucionet e BE-së duhet të luajnë një rol vendimtar duke koordinuar bashkëpunimin ndërkufitar dhe duke mobilizuar fonde shtesë.

Për shkak të mbylljes së kufijve, Shengen dhe tregu i brendshëm po kërcënohen.

Duke i mbajtur masat kufizuese kombëtare në minimum dhe duke mbrojtur qarkullimin e lirë të mallrave, Komisioni Evropian duhet të sigurojë që tregu i vetëm të mos përçahet. Duke iniciuar një program për blerjen e bonove prej 750 miliardë eurosh, Banka Qendrore Evropiane ka ndihmuar edhe një herë për të përmirësuar sistemin financiar evropian. Institucionet e BE dhe qeveritë po debatojnë tani per programet fiskale kombëtare duke mobilizuar fuqinë e madhe kolektive fiskale të BE-së.

Tani është koha që më në fund t’i japim fund mosmarrëveshjeve midis Veriut dhe Jugut.

Një për të gjithë, dhe të gjithë për një

Duhet të jetë e qartë se për të gjithë kjo përbën një kërcënim, për eurozonën dhe për BE-në në tërësi.

Në të kundërt, vendet më të prekura nuk do të harrojnë që ato janë braktisur nga BE dhe se ndihma e vetme erdhi nga Kina.

Ndarjet do të thellohen dhe kohezioni midis anëtarëve të BE do të vuajë.

Aktet e para konkrete të ndihmës janë inkurajuese. Disa pajisje mjekësore janë dërguar në Itali dhe Gjermania ka hapur një numër të spitaleve të saj për pacientë nga Franca.

Duhet të bëhet shumë më tepër për të treguar se të gjitha vendet e BE-së janë në këtë luftë së bashku.

BE ka kaluar shumë kriza gjatë dekadave të kaluara. Por pandemia e koronavirusit mund të jetë prova e fundit e rezistencës së saj si një komunitet i bazuar në solidaritet dhe vlera të përbashkëta.

Përkthyer dhe përshtatur nga Eu Observer/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mos t'i nënshtrohemi nacionalizmit"

Koronavirusi nuk ka pasaportë…

Koronavirusi mbyll kufijtë e shteteve...

Evropa heq dorë nga “Marrëveshja e Shengenit”?