MENU
klinika

Mocioni i mosbesimit

Në rast se… …deri nesër qeveria bie!

25.03.2020 - 09:09

*Armend Muja

Mocioni – Në rast se LDK dhe VV nuk arrijnë ndonjë dakordim deri nesër Qeveria bie. Qeveria pastaj vazhdon punën si ‘Qeveri kujdestare’. Por me këtë veprim prishtet marrëveshja VV-LDK, Vjosa Osmani ofron dorëheqje dhe rrezikohet edhe funksionimi i Kuvendit.

Plani naiv i partive PLAN është të rrëzohet Qeveria dhe pastaj krijohet një Qeveri e udhëhequr nga LDK, AAK, NISMA dhe e mbështetur nga PDK. Megjithatë, unë nuk besoj se Kosova do të ketë Qeveri të re pa zgjedhje të reja apo pa marrëveshje politike të të gjitha forcave.

Unë shoh dy skenare të mundshme dhe të dya nuk janë të mira për Kosovën në këtë kohë. Secili skenar nuk mundëson heqjen e taksës sic kërkon LDK, as dialog, as gjendje të jashtëzakonshme. Ajo cka është më e tmerrshme për partitë PLAN, z.Kurti do të vazhdoj të mbetet Kryeminister deri në zgjedhje të reja.

kolana e librave

1. Nëse prishet marrëveshja VV-LDK bllokohet Kuvendi – Në mendjen e publikut mund të jetë skenari se Presidenti mund ti ofroj mandatin LDK-së për një Qeveri gjithëpërfshirëse. Kjo nuk besoj që mund të ndodh për disa arsye. Kuvendi nuk mund të thërras seanca pa zgjedhjen e Kryetarit. Në rast të prishjes së koalicionit VV-LDK Kryetari i Kuvendit (Vjosa Osmani) ofron dorëheqje. Kjo sepse në bazë të Kushtetutës Neni 67.2 Kryetari i Kuvendit propozohet nga Grupi më i madh parlamentar (VV). Grupi me i madh parlamentar mund të jetë i prirur të refuzoj te propozoj Kryetar pa një marrëveshje të re.

2.Në mungesë të Kuvendit nuk ka Qeveri – Në skenarin e dytë, nëse arrijmë të funksionalizojmë Kuvendin në këtë kohë krize, Presidenti sipas Nenit 95.5 e Kushtetutës do ti drejtohet VV për të propozuar një kandidat të ri. Në rast se vendi nuk krijon Qeveri të re brenda 60 ditë atëherë vendi duhet të shkoj në zgjedhje (Neni 82.1 e Kushtetutës). Bazuar në numrin e ditëve që u deshtën për caktim të mandatarit të parë, mund të jetë realiste që Kuvendi shpërbëhet në mungesë të Qeverisë.

3.Nuk do të ketë Qeveri gjithëpërfshirëse, aq më pak të udhëhequr nga LDK, pa zgjedhje të reja apo pa marrëveshje dhe konsenzus mes të gjitha forcave politike. Kryeministri Kurti mund të vazhdoj punën deri në konstituimin e Qeverisë së re. Kosova nuk është gati për zgjedhje të reja të paktën deri në Shtator 2020.

4. Për këtë arsye, ekziston vetëm një rrugë e evitimit të kësaj situtate – konsenzusi politik. Nuk është edhe vështirë: edhe SHBA edhe BE janë të rëndësishme për Kosovën, hiqet taksa, secili ne rol të vetin sipas kushtetutës – Qeveria udhëheq dialogun dhe propozon politikën e jashtme, Presidenti përfaqëson unitetin e popullit dhe udhëheq politiken e jashtme, konsenzus në dialog me akterët kryesor institucional dhe partive politike.