MENU
klinika

Zbulimi i teleskopit "Hubble"

Në satelitin më të madh zbulohet një oqean

25.03.2020 - 16:47

Shkencëtarët tanimë janë më se të bindur se Ganimedi, satelit i planetit Jupiter, që në të njëjtën kohë është edhe sateliti më i madh natyror në sistemin diellor (më i madh sesa planeti Merkur), përmban një oqean të madh nën sipërfaqësor, me ujë të rrjedhshëm.

Ky zbulim bazohet në të dhënat nga teleskopi hapësinor “Hubble”, në bazë të të cilave të dhëna, mund të arrihet deri te përfundimi i ekzistimit të këtij oqeani të madh, si shpjegimi më i mirë për “sjelljen” e aurorës polare të Ganimedit, e cila shkon përparaprapa derisa fusha magnetike e Ganimedit ndërvepron me fushën magnetike të Jupiterit.

kolana e librave

Ky zbulim ka bërë që Ganimedi të konsiderohet si njëri ndër vendet më të mira për të kërkuar dëshmi rreth jetës jashtëtokësore. “Sistemi diellor tani duket si një vend goxha i njomë”, tha zyrtari i NASA-s, Jim Green.