MENU
klinika

Dario Fo. Antikonformist!

“Nëse më ndodh ndonjë gjë, thoni se bëra gjithçka për të jetuar”

24.03.2020 - 18:51

Dario Fo (24 mars 1926 – 13 tetor 2016) ishte një satirist, shkrimtar, aktor dhe drejtues teatri, si edhe kompozitor italian. Ai mori çmimin “Nobel” në fushën e letërsisë më 1997, me librin “Johan Padan në kërkim të Amerikës” (e përkthyer edhe në shqip). Puna e tij teatrale dhe dramatike përfshin një gamë të gjërë, të frymëzuar zakonisht nga komedianët dhe letrarët e lashtë italianë, stil ky, që mendohet se është shumë popullor ndërmjet kalsave proletare. Fo ka pasur kompaninë e tij teatrale, ku luante edhe vetë, së bashku me bashkëshorten, Franca Rame.

Dario Fo është kryesisht i njohur për tekstet e tij teatrale satirike. Kjo satirë politike, plotësohet shumë bukur edhe nga satira sociale. Ai ka qenë i angazhuar në lëvizje politike dhe ekologjike. Dari Fo mund të krahasohet shumë mirë me një tjetër komedian të njohur në Itali Eduardo De Filippo.

Kjo ngjashmëri mund të spjegohet, thjesht nga fakti se edhe Fo është aktor, regjisor, skenograf, dramaturg dhe kostumist i teatrit që ai vetë drejton. Veprat e Fo-së, sot interpretohen në të gjithë botën.

Për çmimin “Nobel”, ai u propozua për herë të parë më 1975, por do ta gëzonte atë vetëm në vitin 1997. Nobeli, do t’i akordohej me komentin e mëposhtëm:

“Çmimi Nobel për letërsinë i caktohet këtë vit, shkrimtarit italian Dario Fo, sepse duke ndjekur traditën e iocularis (nga latinishtja, aktorë që fitonin para duke dhënë shfaqje përpara njerëzve ose duke bërë mimika, akrobaci etj), rifitoi fuqinë, duke iu rikthyer dinjitetin të shtypurve.“ – motivacioni për Nobelin në letërsi.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit