I deleguari Special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka përkrahur Isa Mustafën në qëndrimin e tij se të hënën duhet të hiqet plotësisht tarifa ndaj produkteve serbe. Ka thënë se Isa Mustafa është lideri i guximshëm ndërsa heqjen e tarifës e ka quajtur një fillim të mrekullueshëm.
“Një fillim shumë i mirë. Isa Mustafa është lider guximtar. Heqja e tarifës nesër do të ishte një fillim i mrekullueshëm shumë më shumë përparim dhe do të lëvizte shpejt. Por, zhvillimi ekonomik nuk mund të çohet përpara derisa të largohen tarifat”, ka shkruar Grenell në twitter.
Reagimi i Grenell erdhi pasi kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar në Facebook se SHBA është aleati më u fuqishëm i Kosovës, prandaj duhet të respektohet kërkesa që taksa të hiqet. Ai ka theksuar se partia e tij e mbështet plotësisht heqjen e menjëhershme të tarifës.