MENU
klinika

Qendërmbrojtësi 21-vjeçar

Një tjetër talent zgjedh Kombëtaren shqiptare

24.03.2020 - 22:35

Kombëtares shqiptare mund t’i bashkohet edhe një tjetër talent. Kosovar Sadiki është gati të veshë fanellën kuqezi dhe po pret thjesht që të pajiset me pasaportën shqiptare, pasi ka bërë zgjedhjen e tij mes 5 shteteve të ndryshme që mund të përfaqësonte.

Djaloshi i lindur në Gjermani, me prindër kosovarë, ka emigruar në Kanada dhe ka luajtur për këtë të fundit deri me U-23. Por ai ka zgjedhur Shqipërinë, siç bëri të ditur në një intervistë për mediat irlandeze, vend ku luan me Finn Harps.

“Zhvillova një bisedë me trajnerin e Kanadasë dhe i thashë se kam vendosur të luaj për Shqipërinë. Po bëj kalimin e pasaportës. Familja ime dhe unë jemi patriot, jam krenar që jam shqiptar, gjaku i familjes time është nga Shqipëria.

Më përpara nuk ishte e mundur për shkak të situatës me pasaportën, Kanadaja u kujdes për prindërit dhe gjyshërit e mi, ishte e komplikuar, por vendosa të luaj për Shqipërinë”, – shpjegoi vetë Sadiki.

Ai ka qenë pjesë e akademisë së Stoke City në Angli para se të shkonte te Hibernian në Skoci, nga ku u huazua në kampioantin irlandez, për të luajtur me rregullisht para se të kthehet në Skoci.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I biri i ish-kapitenit të Kombëtares

As Shqipërinë dhe as Skocinë, Rocco Vata zgjedh…