MENU
klinika

"Xhaz nga Shqipëria"

Nju Jorku… e ka një vend edhe për Elina Dunin!

03.03.2020 - 14:08

Do të jetë qyteti madhështor, i pagjumë, stacioni i radhës për këngëtaren e famshme shqiptare të muzikës xhaz, Elina Duni. Së shpejti, bashkë me grupin, Duni do të këndojë në një mbrëmje të muzikës xhaz, në Nju-Jork. Duni dhe grupi i saj (Rob Luft në kitarë, Gent Rushiti, Tom McCredie Bass, Corrie Dick, daulle) do të prezatojnë artin e tyre në Nju-Jork, më 12 dhe 13 mars.

Elina u lind në Tiranë dhe për herë të parë u ngjit në skenë kur ishte vetëm pesë vjeçe. Në vitin 1991, ajo shpërngulet për në Gjenevë të Zvicrës, ku ka studiuar për piano klasike, duke u zbuluar si një këngëtare mjaft e talentuar. Ajo vlerësohet për talentin dhe për zërin e veçantë, duke u renditur disa herë në krye të listës së këngëtarëve më të mirë të muzikës xhaz. Këngëtarja njihet edhe për përpunimin e shumë këngëve të vjetra të muzikës burimore shqiptare, krahas albumeve: “Baresha”, “Lume lume” dhe “Matanë malit”.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tirana kulturore në Itali

Një qytet në mes Perëndimit e Lindjes


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit