MENU
klinika

Flet boksieri Florian Marku

“Nuk e di, ndoshta e kalova Covid-19”

28.03.2020 - 14:44

Me virusin Covid-19 mund të jetë prekur edhe boksieri shqiptar Florian Marku, i cili ka dyshime. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ai bën me dije se ka qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur, por nuk është i sigurt nëse ka qenë i infektuar me virusin që po bën kërdinë në të gjithë botën.

“Nuk e di nëse e kalova coronavirusin apo jo. Kam qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur. Tani ndihem shumë më mirë dhe kam filluar stërvitjen në shtëpi. Asgjë nuk është e pamundur kur ka vullnet dhe deshirë. Ju përshëndes të gjithëve, duke ju uruar shëndet dhe qëndroni në shtëpi, kujdesuni për veten, por edhe për familjarët tuaj.

Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, për të mirën e gjithësecilit nga ne. Bëni durim, ky virus do të marrë fund atëherë kur të gjithë të sensibilizohemi dhe të qëndrojmë në shtëpi, në këtë mënyrë nuk infektohemi dhe nuk infektojmë të tjerë”, – shkruan Florian Marku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri shërohet nga Covid-19

“Më mirë ta parandalosh se sa ta kurosh”