MENU
klinika

FSHF "sfidon" Koronavirusin

Nuk ka ndërprerje në Shqipëri, futboll pa tifozë

10.03.2020 - 12:20

U mendua se aktiviteti futbollistik në Shqipëri do të ndalej deri më 3 prill, ashtu siç bënë disa federata të tjera sportive pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në lidhje me përhapjen e Koronavirusit edhe në vendin tonë.

Por garat e kampionatit kombëtar në futboll do të vijojnë sipas kalendarit, me ndryshimin e vetëm që do të luhen pa tifozë, ashtu siç u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 26-të, në Korçë dhe Shkodër.

Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të zhvilluar të martën dhe komunikimeve zyrtare me Këshillin e Ministrave, njoftoi klubet se aktiviteti futbollistik në Shqipëri do të vijojë sipas kalendarit zyrtar të parashikuar nga Sektori Garave, por ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Kjo masë është marrë pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe në respekt të ruajtjes së shëndetit publik të sportdashëve dhe të gjithë personave të përfshirë në garën futbollistike në vend.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit kërkon mirëkuptimin e të gjithë palëve, si një vlerësim objektiv për situatën në cilën ndodhet vendi. Klubet, futbollistët dhe stafet përkatëse do të marrin udhëzime si do veprohet para, gjatë dhe pas zhvillimit të një ndeshje, duke ndjekur shembullin e Italisë. Në shqipëri do të luhet vetëm futboll, pasi federatat e tjera sportive kanë njoftuar ndërprerjen e aktiviteteve dhe garave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimi pas rasteve të Koronavirusit

Ndalet basketbolli shqiptar, asnjë ndeshje

Skënderbeu-Kukësi e Vllaznia-Partizani

Covid-19, vendoset çfarë do ndodhë me 2 ndeshjet e sotme

Presidenti i FSHF nuk përjashton asgjë

Duka: Nuk do marrim kallashin ndaj Koronavirusit