MENU
klinika

Ndalesa në të gjitha nivelet

Nuk “shpëton” as Kosova, pezullohet futbolli

13.03.2020 - 21:49

Përhapjes së Coronavirusit nuk mund t’i shpëtonte edhe Kosova, që tashmë ka rastet e para me të prekur. Menjëherë Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe klubet anëtare të saj se në bazë të vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës pezullohet kampionati i futbollit në të gjitha kategoritë në afat të pacaktuar deri në një vendim të ri.

Ky vendim vjen pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Kosovë dhe si masë për parandalimin e përhapjes së këtij virusi. FFK fton futbollistët, punëtorët sportivë dhe qytetarët në përgjithësi që të qëndrojnë të qetë dhe ta luftojmë së bashku këtë pandemi pa panic, por me kujdes të shtuar.

Kosova u shtohet kështu thuajse të gjitha vendeve europiane, përjashto Rusinë, e cila edhe sot ka zhvilluar ndeshjet e kampionatit sipas programit. Por nga e hëna edhe aty pritet ndërprerja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN