“Lufta kundër koronavirusit nuk do të jetë e shkurtër”, kështu deklaroi Walter Ricciardi, anëtar i ekzekutivit të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë në Itali.
Ai tha gjithashtu dhe se “është mirë që fillojmë të përgatitemi për një luftë të gjatë, e cila, nëse i referohemi epidemisë së SARS e cila ishte më pak ngjitëse përfundoi rreth muajve maj-qershor. Koronavirusi është shumë më ngjitës sesa SARS dhe kam përshtypjen se, nëse ne të gjithë do të punojmë së bashku, mund t’i japim fund luftës në muajin korrik”.
“Do të jetë e nevojshme të presim përpara se të kthehemi në jetën normale”, shtoi ai.
Sipas Walter Ricciardi, sa për rritjen e rasteve në Itali, “do të duhet të presim të paktën dy javë për të parë një ulje të infeksioneve. Këtë javë ato do të vazhdojnë të rriten; pastaj shpresojmë të stabilizohet, por mbi të gjitha do të shohim që vendet e tjera europiane do të gjenden në situatën në të cilën ndodhet Italia”.