MENU
klinika

E izoluar në Spanjë me partnerin e saj

Olta Gixhari flet për karantinën e saj

22.03.2020 - 12:50

Aktorja e njohur Olta Gixhari ishte në një lidhje direkte me emisionin e pasdites “Rudina” në “Tv Klan”, ku ka treguar se momentalisht ndodhet në Spanjë.

Olta po i kalon atje ditët e rezervimit, ku po qëndron me partnerin e saj të cilin e zbuloi vetëm në fillim të këtij muaji.

Aktorja ka treguar se sapo ka mësuar lajmin se gjithçka do të mbyllet dhe vendi do të izolohet, ka prerë menjëherë një biletë për në Spanjë për të qëndruar pranë dashurisë së saj.

Olta po qëndron në qytetin bregdetar Valencia dhe megjithëse vendi ka pamje të mrekullueshme, ajo nuk mund ta shijojë momentalisht për shkak të rregullave strikte të vendit.

Madje, aktorja rrëfen se në Spanjë nuk ndodh si në Shqipëri, ku kemi një orar të caktuar për lëvizjen.

 

View this post on Instagram

 

Rruges per supermarket 🙂 19/03/2020

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari) on

Njerëzit janë totalisht të izoluar dhe megjithëse është dakord që kjo është zgjidhja e duhur, Olta është “bezdisur” paksa me mungesën e lirisë.

Ajo i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të qëndrojnë të izoluar në shtëpi për të mbrojtur veten dhe familjarët e tyre, teksa lutet që kjo situatë të kalojë sa më shpejt.