MENU
klinika

Diskutimi

Pagat e futbollistëve të Serie A mund të ngrihen

21.03.2020 - 17:20

Serie A merr në konsideratë ngrirja e pagave të lojtarëve për muajin mars. Kjo për shkak se futbolli është ndalur dhe kampionatet e më tej klubet nuk do të mund të përfitojnë paratë nga të drejtat televizive si dhe nga reklama të tjera.

Edhe pse nga disa futbollistë në veçanti ka një dakordësi në parim, pjesa më e madhe e tyre nuk janë dakord. Në horizont ekziston edhe një plan tjetër. Serie A mund të ndërpritet përfundimisht dhe ky sezon mund të mos luhet. Në këtë rast propozimi është që për futbollistët, derisa të nisë sezoni i ardhshëm, të bëhet pagesa e 30% të pagave.

Për këto propozime, kreu i shoqatës së futbollistëve në Itali, Damiano Tommasi, është shprehur: “Problemi i shkurtimit të pagave duhet të adresohet në kohën e duhur, pasi të jetë llogaritur dëmi në sistem. Ne nuk mund t’i detyrojmë futbollistët të pranojnë ulje pagash. Gjithsesi, ka nga ata të cilët kanë hequr dorë në mënyrë individuale.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lucas Biglia kundër rinisjes së Serie A

“Më mirë humbasim pikë dhe pará se sa jetët tona”