MENU
klinika

Everesti pa alpinistë

Pandemia arrin majën më të lartë në botë

13.03.2020 - 11:10

Mali më i lartë në botë, Everesti, është mbyllur për pjesën tjetër të sezonit të ekspeditës, për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Qeveria e Nepalit, njoftoi anulimin e të gjitha lejeve të alpinizmit, prej datës 14 mars deri më 30 prill./Konica.al

“Kemi vendosur të ndërpresim të gjitha vizat turistike, deri më 30 prill”, – tha Narayan Prasad Bidari, sekretar i Zyrës së Kryeministrit. Po ashtu, ai i këshilloi turistët që tashmë gjenden në Nepal, të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë, nga 14 marsi deri më 30 prill. Shumica e alpinistëve në Everest, vijnë nga Shtetet e Bashkuara, India, Kina, Britania e Madhe, Japonia dhe Koreja e Jugut, duke qenë kështu, burimi kryesor i të ardhurave për Nepalin, sipas medieve të huaja.

Kushdo që dëshiron të ngjisë majën e Everestit, duhet t’i paguajë qeverisë 11,000 dollarë. Shpërthimi i pandemisë, ka bërë që shumë qeveri në botë të mbyllin shkollat, pikat turistike, si dhe të anulojnë fluturimet. Koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, ka infektuar mbi 128,000 njerëz në mbarë botën. Si pasojë, numërohen 4,720 viktima.

Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në Kinë, muajin dhjetor, nga ku, prej atëherë janë përhapur edhe në mbi 100 shtete të botës. Nga vendet e goditura më rëndë në Evropë është Italia, me mbi 12,400 raste kontaminimi.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit